Darian Pavli, marioneta e Soros në “konflikt interesi” me paditë kundër Vettingut

Darian Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh.

Ka ushtruar rolin e ekspertit pranë organizatës ndërkombëtare SOROS. Pavli ka marrë pjesë dhe në sekretariatet e Reformës në Drejtësi dhe ka patur rolin e ekspertit ligjor pranë misionit EURALIUS V. “Z. Darian Pavli – jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Europës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ”, thuhet në CV-në e shpërndarë nga Qeveria për kandidatin Darian Pavli.

Duket qartë që nga jetëshkrimi i tij se Darian Pavli  është një person që ska as përgatitjen dhe as profesionalizmin e duhur për të qenë gjyqtari i Gjykatës së Strasburgut. Aq më pak për të qenë ekspert i reformës në drejtësi ne Shqipëri.

E vetmja “punë” që ka kryer është të jetë një marionetë e fondacionit Soros duke bërë pjesë të reformës interesat e “të panjohurëve” në kurriz të së mirës së përbashkët për shqiptarët. Pikërisht kjo gjë na nxjerr para faktit të kryer për një konfikt të hapur interesi, duke cënuar vërtetshmërinë e reformës.