Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ku makina ka përplasur një 57-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi I policisë:
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021, në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”.