“Dëgjoni këtu”/ Rama iu ‘përvishet’ kryebashkiakëve: Keni mjete nga qeveria dhe bëni tendera, patjetër që do përfundoni në burg, i keni kthyer bashkitë në hapësira ‘nderesh’

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu është përveshur sot kryetarëve të bashkive në lidhje me objektivat e vendosura dhe ato të arritura. Rama përmendi sërish Fatos Tushen, për të cilin tha se qeveria i kishte vendosur në dispozicion mjete për pastrimin e kanaleve, por ai kishte bërë tender.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Argumentet që nxirrni ju janë sa të çuditshëm edhe të papranueshëm. Jo po nuk kemi, jo po formularët janë të amortizuar, jo po s’kemi njerëz. Dëgjoni këtu, kemi bërë reformë administrative dhe shumica e bashkive dhe pse duhet të kishin më pak, kanë më shumë njerëz sesa kur kishin 300 e ca komuna, dhe janë kthyer bashkitë në hapësira për indulgjenca, (ndere të tepruara), kështu që njerëzit i keni, mjetet i keni, por kur i ke mjetet për të pastruar kanalet nga qeveria, dhe bën tendera, patjetër që nuk të dalin lekët dhe hyn në burg. Në tërë atë Fier s’ka një njeri që thotë që ka një kanal të bllokuar, por ka qenë kryetari në krye. Në Lushnje, as kanalet s’janë të pastra dhe kryetari i bashkisë është në burg se do bënte tendera. I ka bërë si i ka bërë, s’është puna ime, por këto janë kur do ta bësh apo s’do ta bësh punën.