Dhjetëra qen u sëmurën në vendin ku ishte parë një UFO

E gjendur në afërsi të bazës së Forcave Ajrore në Safolk të Anglisë, kjo zonë pyjore është vendi kur disa ushtarë amerikanë kishin raportuar se kishin parë një objekt të çuditshëm, ngjarje këto që kishin ngjarë në fund të vitit 1980, prej kur hapësira ishte shndërruar në një atraksion turistik, që vizitohet nga shumë njerëz, sidomos nga ata që dalin për t’i shëtitur qentë e tyre në baza ditore.
Megjithatë, së fundmi është raportuar për një numër të madh qensh që janë sëmurë rëndë, pasi janë shëtitur nëpër këtë zonë, ngjarje kjo që menjëherë është ndërlidhur me incidentin e zbarkimit të UFO-ve, që kishte ngjarë para 35 vjetësh. Ndonëse pronarët e qenve nuk kanë argumente për t’i mbështetur pretendimet e tyre, ata besojnë që një numër kaq i madh i qenve nuk mund të sëmurën përnjëherësh, nëse nuk ka diçka që ndikon te të gjithë në të njëjtën kohë, gjë kjo që, sipas tyre, është e ndërlidhur me UFO-t që kishin zbarkuar në këtë zonë.