Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca, ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar emërimin e katër gjyqtarëve të rinjë të Gjykatës së Lartë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Soreca ka përshëndetur emërimin duke theksuar se është e rëndësishme të procedohet me emërimet e mëtejshme në Gjykatë.
“Ne mirëpresim emërimin nga Presidenti Ilir Meta të 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas propozimit nga KLGJ. Tani është e rëndësishme të procedohet me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë për KLGJ për të ndjekur këtë objektiv”, deklaron ambasadori i BE Luigi Soreca.
Meta ka dekretuar ditën sotme emërimin e 4 anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë.