Reshjet e dendura të shiut natën e sotme, i ka gjetur banorët e Shijakut në mes të ujit.
Lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat dhe shtëpitë e banorëve.
Burime për in-front.org bëjnë me dije se 12 familje janë aktualisht të izoluara, ndërsa shumë të tjerë numërojnë dëmet mbi bujqësinë dhe blegtorinë që ka shkaktuar uji i rrëmbyeshëm.