Varianti “Delta” po ndikon në rritjen e ndjeshme të rasteve pozitive me koronavirus në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 3 persona nga koronavirusi, ndërsa u konfirmuan 888 raste pozitive duke rritur gjithashtu edhe numrin e të shtruarve në spitale.Të vdekurit janë një 40 vjeçar nga Shkodra, një 77 vjeçar nga Tirana dhe një 84 vjeçar nga Dibra. Të tre ata ishin të shtruar te spitali Infektiv.Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 274 persona, ndërsa 91 të tjerë gjenden të shtruar në spital. Ministria njofton se 888 rastet pozitive me koronavirus janë konstatuar nga 6 619 teste të kryera në 24 orët e fundit.Rastet pozitive janë konstatuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 46 në Vlorë, 40 në Durrës, 38 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Vau i Dejës, 29 në Fier, 28 në Lezhë, 27 në Berat, 24 në Sarandë, 18 në Kurbin, 17 në Kavajë, 16 në Lushnje, nga 13 raste në Mallakastër, Kamëz, nga 12 raste në Malësi e Madhe, Kukës, Krujë, nga 7 raste në Gramsh, Peqin, Rrogozhinë, nga 6 raste në Vorë, Tepelenë, Belsh, nga 5 raste në Cerrik, Këlcyrë, Divjakë, Has, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Dimal, Korçë, Përmet, Roskovec, Mat, Shijak, nga 2 raste në Pukë, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Devoll, Kuçovë, nga 1 rast në Prrenjas, Librazhd, Poliçan, Skrapar, Maliq, Memaliaj, Dropull, Libohovë, Delvinë, Klos, Dibër, Tropojë.
Statistika (26 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 888
Të shëruar në 24 orë 274
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725
Testime totale 1,019,885
Raste pozitive 142,253
Raste të shëruara 132,086
Raste Aktive 7681
Humbje jete 2,486
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2900
Shkodër 1322
Vlorë 694
Fier 592
Durrës 527
Lezhë 397
Elbasan 376
Berat 278
Gjirokastër 243
Korçë 156
Kukës 116
Dibër 80