Dënohet Luan Daci me një vit burg , por shpëton hamshori i KPK Roland Ilia

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e gjeti të drejtë konkluzionin e prokurorisë se anëtari i Kolegjit, Luan Daci ka kryer falsifikim nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore në formularin e aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut. Gjykata vendosi dënimin e tij me 6 muaj burgim dhe pezullimin e dënimit për një vit.

Ashtu si prokuroria, edhe gjykata konstaton se masa disiplinore duhej të ishte deklaruar në aplikim, pasi ishte një nga kushtet për t’u kualifikuar.

“Gjykata krijon bindjen se kërkesa për aplikim e z.Luan Daci përbënë dokument dhe paraqitje jo të vërtetë të një rrethane. Veprimet e mospërmendjes, si dhe rrethana e rreme e deklaruar në seancen dëgjimore në komisionin ad hoc, tregon se i pandehuri e ka pohuar me dashje këtë të pavërtetë”, evidentoi Simoni dhe shtoi se nga ky akt Daci ka përfituar, pasi është emëruar në detyrë.

Gjykata argumentoj  se paraqitja e të dhënave të rreme gjatë procesit të aplikimit për një post në institucionet e vetingut nga Daci nuk ka elementë të veprës penale të falsifikimit.  Sipas shumicës, mos-paraqitja, mos-shënimi apo mohimi i Dacit për masën disiplinore të largimit nga puna është një fakt që i mungon kundërligjshmëria.

Ndërsa Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia është I përfshirë në situata kriminale dhe ka me dhjetra përgjime ku abuzon me detyrën dhe kërkon favore seksuale studenteve në këmbim të notës kaluese  është I pa cënuar nga drejtësia e re.

Njëkohësisht Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka qënë i punsuar si petagog në universitetin e drejtësisië në Shkodër dhe në datë 3 qershor të 2016-ës është regjistruar një procedim penal nga organi i akuzës në Shkodër, bazuar materialit hetimor të referuar nga drejtoria e policisë Shkodër për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Për këtë Procedim është dhënë dhe një masë sigurimi detyruese dhe është pikërisht vendimi nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Kjo masë nuk është deklaruar nga Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia , para komisionit njëlloj si rasti i Luan Dacit, pavarsisht se rasi i Ilias është më i rëndë dhe është mbuluar në mënrë korruptive nga Prokuroria Shkodër.

Dhe arsyetimi i pushimit të akuzës ka qënë mëse skandaloz dhe korruptiv nga ana e prokurorisë Shkodër, pasi  ky hetim është mbyllur me qëllime përfitimi nga ana e akuzës dhe nuk ka realizuar drejtësi në vendimmarjen e sajë.

Prokurorja Esmeralda Ndoci menjëherë pas mbylljes së kësaj afere korruptive në Universitetin e Shkodrës ka kryer një aferë korruptive duke u shpërblyer për të mbuluar veprimtarinë kriminale të Roland Ilias.

Prokurorja Esmeralda Ndoci menjëherë pas mbylljes së kësaj afere korruptiove, është shpërblyer me post duke u bërë  petagoge e  Fakultetit të Dejtësisë Shkodër.

Komisioneri e Pavarur e Kualifikimit Roland Ilia ka fshehur në formularin e vetdeklarimit të pastërtisë së figurës, masën e  sigurimit personal të dhënë ndaj tijë e cila është,  Detyrim për tu paraqitur në policinë Gjyqësore dhënë me vendimin nr 145765125 datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Deklarimi në formularin e pastërtisë së figurës është në pikën 5 të këtij formulari ku rezulton se në formularin e pastërtisë së figurës së shtetasit Roland Ilia, nuk është përfshirë vendimi nr 145765125datë 24.11.2016 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Shkodër.

Bazuar në Kodin Penal Shqiptar , deklarimi i reme ose mosdeklarimi , ne formularin e vetdeklarimit te pastërtisë së figurës , përbën vepër penale dhe dënohet me burg.

Për komisionerin e KPK ka pasur jë masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” sikurse e tregon vendimi i pushimit të këtij procedimi marrë nga prokurorja Esmeralda Ndoci në dt.17.02.2017.