Deputeti Ervin Bushati nën hetim/Pasuri te paluajtshme në Tiranë dhe Sarandë

Në tetor të vitit 2018 Partia Demokratike
i ka dorëzuar Gjykatës së Apelit Tiranë një padi ku PD e cila akuzon deputetin e Partisë Socialiste Ervin Bushati për fshehjen të pasurisë. 2 javë pas kallëzimit të bërë nga selia e Partisë Demokratike Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet edhe pse gjykata e shkallës së parë kishte urdhëruar që të vazhdonte procesi hetimore ndaj Bushatit. Prokuroria e kundërshton vendimin dhe bën ankimin në Gjykatën e Apelit, por kjo gjykatë vendosi që të rihapet çështja dhe të nisni edhe menjëherë hetimet për pasurit e Bushatit. Partia demokratike e akuzon Ervin Bushatin për fshehje dhe mos justifikim pasurie, në kallëzimin e PD thuhet se Bushati nuk justifiko 7 pasuri të paluajtshme përfshirë
më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

Por ditët e fundit Partia Demokratike ka shpërndarë një njoftim për mediat, përmes të cilit bëhet e ditur se Prokuroria Speciale, ndryshe SPAK ka regjistruar padinë e Partisë Demokratike për kryetarin e PS, Ervin Bushati. Ky i fundit mësohet të jetë vënë nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdekarimin e pasurisë. PD kërkoi transparencë një javë më parë përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, nëse SPAK ka regjistruar procedimin penal deputetit të PS, Ervin Bushati. Ai është paditur nga PD për fshehje të pasurisë, mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Në përgjigje të kësaj kërkese, SPAK ka njoftuar Partinë Demokratike se në datën 12.03.2020, ka regjistruar procedimin penal me numër 93/2020 për veprat penale fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve. Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu.