SPAK në zvarritje për mbijetesë/Kërkohet buxhet pasi struktura e tij është pa miratuar ende

Byroja Kombetare e Hetimit është njësia e specializuar e policisë gjyqësore që heton  veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçe, sikurse autorizohet në ligjin me titull ”Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të luftuar Korupsionin dhe Krimin e Organizuar,dmth ligji për Spakun i miratuar në vitin 2016.

Në korrik u hap gara për drejtimin e Byrosë së Hetimit ku Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi në unanimitet që Aida Hajnaj të jetë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur si FBI-ja shqiptare.
Para dy muajsh,në shtator kur dhe mori detyrën si drejtoreshe e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj vazhdon të jetë e vetme në detyrë pasi struktura që ajo ka propozuar nuk është miratuar ende. Byroja që u ideua si krahu i djathtë i prokurorisë së posacme dhe që së bashku formojnë Spak, sipas drejtoreshës Hajnaj duhet të ketë vec 60 hetuesve edhe vëzhgues, përgjues , agjentë operacionalë si dhe këshilltarë e juristë me në total 176 persona.

Por a është e lirë shefja e BKH që të kryejë rekrutimet që i nevojiten? përgjigjjen e jep buxheti prej 500 milionë lekë parashikuar për Strukturën e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkurt SPAK, që i besohet prokurorisë së posacme dhe që në këtë mënyrë ja lidh duart Hajnaj. megjithatë pas qëndrimit në komisionin e ligjeve Hajnaj, kërkon në një shkresë të dytë të dërguar ministrisë së financave që tindajëzërat e buxhetit, sa kohë Spak është emërtimi i përbashkët i prokurorisë së posacme dhe BKH dhe ku secili duhet të ketë adminisrtatën e vet.