Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga aksidenti që ndodhi në Gramsh, ku një person humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën.
Raportohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6-vjeç.
Ndërkohë 3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën për shkak të dëmtimeve të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim të specializuar mjekësor.
Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë ndërkohë që i treti është sjellë me helikopter.