Dhunoi efektivin e Policisë Bashkiake, arrestohet një person në Elbasan

Një person ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake në këtë qytet.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi S.LL, banues në fshatin Bradashesh ka dhunuar punonjësin e policisë, shtetasin P.Gj.

Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ll., banues në fshatin Bradashesh”.

Sipas bluve, ky shtetas gjithashtu ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.