Dhunoi të dashurën e burrit/ Ja cila ishte gjyqtarja që dha vendimin për çështjen

Disa muaj më parë bëri bujë të madhe histori ku ishte e përfshirë Margarita Gjoni, e cila u arrestua pasi dhunonte në mënyrë barbare një 22 vjeçare. Avokati i saj Besmir Kolci sqaroi se dy vajzat ishin shoqe mes tyre dhe për dy vite ajo e ka mbajtur në banesën e saj 22 vjecaren duke e ushqyer e veshur.

Ama pamjet flasin vetë, pasi asgjë nuk e justifikon dhunën. Tortuarat psikologjike dhe fizike nga ana e  Margarita Gjonit mbetën pa u dënuar ashtu siç duhet pasi gjyqtarja e çështjes Irida Kacerja dha vetëm detyrim paraqitje për 30 vjecaren.

Ky është shembulli më i shëmtuar që promovon dhunën, rrëmbimin dhe justifikon veprime çnjerëzore nisur nga emocionet e momentitin dhe mungesa e kthjellësisë në mendime.

Logjika dhe arsyetimi i gjyqtares Irida Kacerja lë shumë për të dëshiruar. Fal profesionalizmit të saj shumë të inkriminuar qarkullojnë të lirë pavarëisht se duhet të ishin pas hekurave.