Gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Irida Kacerja liron 6 të arrestuarit për heroine

Gjyqtarja Irida Kacerja ka liruar 6 të arrestuar për heroinë në vitin 2017. Në seancën e gjyqit të zhvilluar 3 prej tyre janë lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa 3 të tjerë prej të arrestuarve me një masë më lehtësuese “detyrim paraqitje”.

Shtetasi Denis Shema është lënë nga gjykata e Shkodrës me masën “arrest shtëpie”. 34 vjeçari Denis Shema i kishte në makinën e tij  tip Audi me targë AA 811 ED 25.4 gram lëndë narkotike heroinë. Edhe partnerja e tij, 26 vjeçarja Romina Mesi është lënë nga gjykata me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi ka deklaruar se nuk ka lidhje me sasinë e heroinës dhe se atë e përdor partneri i saj për ta konsumuar.

Gjyqtarja e kësaj çështje Irida Kacerja ka vendosur “arrest shtëpie” për shkak se 34 vjeçari Denis Shema nuk mund të qëndrojë në burg derisa të ketë një vendim përfundimtar. Po ashtu edhe shtetasi Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë u arrestuar në kuadër të operacionit “Bahçalleku” pasi në portofolin e tij mbante në një zarf të vogël sasi heroine. 35 vjeçari ka deklaruar në gjykatë se e kishte për përdorim vetjak dhe jo për ta shpërndarë dhe se nuk mund të qëndrojë në burg për shkak se i nevojiten ilaçe si metadoni, që është zëvendësues i heroinës.  Në këtë mënyrë Ani Papaligori u la me masën “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja Kacerja për tre të arrestuarit e tjerë dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kështu Albert Lokaj, 30 vjeç, banues në Shkodër nuk ka pranuar se është shpërndarës por përdorues edhe pse kishte marrë sasi të konsiderueshme nga Denis Shema. Lokaj tha përpara gjykatës se përdor edhe qetësues dhe se nuk e përballon burgun duke bindur gjykatën. Ish futbollistja Loreta Paço deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori ndaj është lënë e lirë ndërsa edhe shtetasi Pjetër Kokaj që u kap me 3.8 gram cannabis sativa tha se e ka për përdorim vetjak dhe jo për ta shpërndarë. Edhe për të gjykata vendosi masën lehtësuese “detyrim me paraqitje”. Prokurori i çështjes Vat Staka kërkoi “arrest me burg” për 6 të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja Kacerja i ka liruar narkotrafikantët vetëm duke u korruptuar prej tyre.

Pra, Gjyqtarja e pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Irida Kacerja ka liruar të arrestuarit edhe pse në kundërshtim me ligjin. Duket fare qartë sa e korruptuar është gjyqtarja Kacerja nga mënyra sesi i ka gjykuar trafikantët e heroinës.