Diell dhe ftohtë, njihuni me parashikimin e motit

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin. Në zonat e thella malore pritet edhe reshje të izoluara dëbore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -7°C në 00°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 07°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 09°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

Po ashtu, edhe Kosova do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në -2°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 01°C.