Ish kryeministri Sali Berisha e ka etiketuar ditën e djeshme si e premtja e zezë për shkak të numrit të lartë të viktimave nga Covid.
Kësisoj Berisha I ka bërë apel OBSH, që të ndërhyjë me urgjence, të mbikqyrë situatën katastrofike që po zhvillohet në Shqipëri nga keqmenaxhimi.
“Dje premtja me e zeze e te gjithe pandemise!
15 qytetare vdiqen dje vetem ne spitale nga covid 19. 1089 raste te reja u gjeten dje me covid19 dhe kjo vetem me 3,9 testime per 1 te infektuar!?
Gjithçka jashte kontrolli. Xhahili i Surrelit kendon sukses mbi shpirtra te vdekurish.
Vendi po shkon drejt nje katasrofe pandemike te permasave qe nuk i ka njohur kurr ndonjehere me pare!
Miq, pandemia covid 19 po ecen çdo dite e me zi dhe jashte çdo kontrolli.
Dje ishte e premtja me e zeze qe nga fillimi i pandemise.
Por po te kemi parsysh se ne Shqiperi numri i viktimave nga covid 19 ka dal mesatarisht rreth 4 here me i madh sesa numri i vdekjeve ne spitalet covid sepse numri real fshihet nga xhahili i Surrelit dhe perveç kesaj ketu nuk perfshihen vdekjet nga covid ne spitalet e rretheve dhe ne shtepi , dje numeri i vdekjeve nga covid ne Shqiperi ka qene se paku 80 raste.
2- 1089 raste te reja te infektuar u zbuluan dje me vetem 3,9 testime per 1 te infektuar apo 4 here me pak se sa standarti minimal i testimit. Kjo vetem e vetem se Xhahili i Surrelit do me çdo kusht te zvogeloje arificialisht numrin ditor te testimeve per te mos zbuluar numrin real te te infektuarve, i cili dje ne rast se do te beheshin siç kerkon rregulli 13000 teste do te ishte se paku 4000 te infektuar.
Te dashur miq, me 6049 vdekje te teperta gjate vitit 2020 apo 2100 vdekje te teperta per 1 milione banore apo 209 vdekje te teperta per 100 mije banor krahasuar me vdekshmerine e vitit 2019 dhe mesataren e vdekshmerise te viteve 2015-2019, Shqiperia tejkaloi ne kete tregues te kobshem dhe themelor dmth ne vdekshmerine e tepert, Britanine e Madhe, Italine, Belgjiken, Spanjen, Franca dhe çdo vend tjeter ne Europe, tejkalon SHBA, Brazilin dhe çdo vend tjeter te plantetit perveç Meksikes dhe Peruse dhe eshte keshtu nje nga tre vendet e katastrofes njerezore me madhe gjate vitit te pandemise 2020.
Rikujtoj ketu se 6 muajt e pare te vitit 2020 vdekshmeria e pergjithshme perfishi ketu vdekshmerine nga covid 19 ishte 3,5% me e ulet se sa vdekshmeria e pergjithshme e gjashtmujorit te pare te vitit 2019, çka do te thote se te tere vdekshmerine e tepert te vitit 2020 Shqiperia e pati vetem ne gjashtmujorin e dyte te ketij viti.
Fakti qe viti 2021 shenon qe ne fillim shifra vdekjesh rekord nga covid19 te pa para gjate vitit 2020, tregon se ky vit do jete viti i mijra fataliteteve me te shumta se sa viti qe kaloi. Keto shifra tregojne se ne Shqiperi pandemia eshte jashte çdo kontrolli dhe se Edi Rama ka zgjedhur per kontrollin pandemise fallc kontrollin e saj: 1-fshehjen me disa here te shifrave te vdekshmerise reale nga covid19 dhe,
2-ndalimin e vendosjes se shpalljeve per vdekjet ne shtyllat e rrugve,
3- testimin sa me te kufizuar, gje qe ul
ne menyre artificiale rastet e infektuara ditore po perhap infeksionin, rrit semundshmerine dhe vdekshmerine nga covid 19,
4-vaksinim farse apo me pika!
Para kesaj gjendje katastrofe njerezore te papare ne asnje vend te globit perveç Meksikes dhe Peruse propozoj:
1-krijimin e menjehershem te nje komiteti kombetar me fuqi ekzekutive per trajtimin e superemergjences se covid 19 i kryesuar nga presidenti i Republikes.
1-Krijimi i nje komisioni ekspertesh te shquar te pavarur, kombetar dhe nderkombetar per te keshilluar Komitetin e Kombetar te superemergjences se covid19.
I beje thirrje OBSH te nderhyje me urgjence, te mbikqyre situaten katastrofike qe po zhvillohet ne Shqiperi nga keqmenaxhimi dhe dalja jashte çdo kontrolli e pandemise se covid19”, shkruan Berisha.