Dosja/ Zbulohet fotoja e viktimës Nikolin Sonellari; i arrestuari si vrasës Leonard Pasho sot avokat, i dënuar për trafiqe dhe i skeduar si sekser gjyqtarësh

I riu që shini në këtë foto të publikuar për herë të parë është Nikolin Sonellari, i ekzekutuar në mënyrë mafioze në Koçë, në 13 janar të vitit 2008, në afërsi të ish-kampit te punëtorëve.

Nikolin Sonellari ishte 29 vjeç. I riu u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë dhe me gjakftohtësi, në makinën e tij tip BMW me targa KO 0605 B. Policia dhe prokuroria arrestuan Leonard Pashon, si autorin e dyshuar për vrasjen e Nikolin Sonellarit.

Leonard Pasho, një personazh me rekorde të zeza kriminale, sot hyn dhe del në gjykata dhe prokurori si avokat. Zakonisht, të akuzuarit për vrasje dhe trafikantët pastrojnë paratë e pista dhe përpiqen të mos ekspozohen. Por, rasti i Leonard Pashos është i paprecedentë dhe një tjetër njollë turpi në drejtësinë e degraduar shqiptare. Kjo është edhe arsyeja se pse sot po sjellim në vëmendje krimin e pandëshkuar të 14 viteve më parë.

Kur policia dhe prokuroria e arrestuan dhe e mbajtën një vit në burg për vrasjen e Nikolin Sonellarit, Leonard Pasho ishte dënuar dy vite më parë (2006) për kontrabande cigaresh, ndërsa ishte skeduar si trafikant droge. Policia ngriti dyshimet se Leonard Pasho ishte një vrasës me pagesë. Megjithatë, më vonë u zbulua se Leonard Pasho i kishte kërkuar një borxh prej 5 mijë eurosh Nikolin Sonellarit. Sipas dosjes, Pasho, viktima dhe Genci Doksani merreshin me trafiqe në Greqi. Leonard Pasho dhe Genci Doksani kërkonin Nikolin Sonellarin në Korçë për paratë. Ata kishin kontaktuar dhe kërcënuar vëllain dhe babanë e Sonellarit, duke i lënë një afat për kthimin e parave.

Pas kalimit të afatit, befas Nikolin Sonellari gjendet i vrarë. Gjatë arrestimit, Leonard Pashos iu gjetën 5 mijë lekë me njolla të dyshuara gjaku, por që nga ekspertiza rezultoi se nuk ishte gjaku i Sonellarit. Gjithashtu, vëllai dhe babai i Sonellarit kanë deklaruar se viktima kishte shoqëri me Pashon dhe se merreshin me trafiqe. Prokuroria vuri në përgjim Genci Doksanin, i dyshuar gjithashtu si bashkëpunëtor në krim me Pashon. Doksani fliste me Rudina Gracanin, ku ka rezultuar se ata kanë biseduar për mundësinë e nxjerrjes jashtë vendit të një djali që nuk duhej lënë në Shqipëri. Të gjitha këto rrethana i krijuan bindjen Prokurorisë se vrasësit ishin pikërisht Leonard Pasho dhe Genci Doksani.

Edhe pse prokuroria dhe familjarët e Sonellarit kishin bindjen se vrasësi ishte Leonard Pasho, ky i fundit doli nga burgu pas një viti dhe më pas arriti të mbyllte dosjen për prova të pamjaftueshme. Prokurori i çështjes Elsion Sadiku thotë se në momentin e arrestimit të gjitha provat të krijonin dyshimin e arsyeshëm se Leonard Pasho ishte vrasësi. Por, më pas, prokurori thotë se provat nuk ishin të mjaftueshme për të ngritur akuzën për vrasje. Prokurori Elsion Sadiku është shkarkuar nga Vettingu për pasuri të paligjshme, por sot në korridoret e gjykatës dhe prokurorisë lëviz me pelerinën e zezë si avokat Leonard Pasho.

Në vitin 2020, Leonard Pasho doli në përgjimet e SPAK si sekser i gjyqtarëve të Korçës për të liruar nga burgu trafikantë të qenieve njerëzore, në këmbim të parave. Edhe këtë herë, Pasho i shpëtoi ndëshkimit.