Katër raste të reja të trombozës të shoqëruara me vaksinën AstraZeneca për Covid-19 janë regjistruar së fundmi në Francë.
Mediat vendase bëjnë me dije se në harkun kohor 23 prill deri më 6 maj janë konstatuar katër raste të trombozës pas vaksinimit me AstraZeneca ku dy prej tyre kanë humbur jetën.
Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimeve me këtë formulim, janë raportuar 34 raste të trombozës së rrallë , 11 prej të cilave ishin fatale .
Të katër raste të reja të bëjnë me dy gra të moshës 60-70 dhe dy burra të moshës 50-60. Komplikimet e vërejtura ishin tromboza venoze cerebrale, në dy prej këtyre njerëzve, një trombozë venoze e organeve të brendshme dhe një trombozë e venave të thella me emboli pulmonare.