Ditën e sotme Bashkia Shkodër ka bërë një njoftim për situaten përmbytjeve në terren që vazhdon të jetë ende e përkeqësuar. Situata e reshjeve të mbrëmshme ka shtuar akoma më tepër nivelin e ujit dhe Oboti është pothuajse i pakalueshëm.
Sakaq, kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
Ja njoftimi I plotë I Bashkisë:
- Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.69 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 9 cm
- Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm
- Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pa ndryshuara.
- Lumit Kir ka prurje të shumta.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 3585 Ha
- Tokë e pakultivuar 735 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 2565 Ha
- Grurë 150 Ha
- Bimë Dekorative 92 Ha
- Pemtore 40 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
- Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
- Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60cm.
- Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
- UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
- Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
- Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë
- Tokë e pakultivuar 220 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
- Grurë 45 Ha
- Pemtore 35 Ha
- Bimë dekorative 7 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
- Tokë e pakultivuar 300 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 970 Ha
- Grurë 95 Ha
- Bimë dekorative 85 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
- 110 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
- Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.
Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.
- Tokë e pakultivuar 30 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- Te pakultivuara 50 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha
- Grurë 10 Ha
Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
- Tokë e pakultivuar 135 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
- Pemtore 5 Ha
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.