Sheja e ONM-së Calavera, ishte në dijeni të fakteve për komisioneren Suela Zhegun. Po përse heshti vallë Calavera?
Suela Zhegu është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Suela Zhegu ka një eksperiencë prej 21 vitesh pa ndërprerje brenda sistemit të drejtësisë. Me kaq vite eksperiencë të Zhegut, tani komisioneria duhej të ishtë një ndër personat që të luftonte më fortë për ligjet e shkelura, por ç’bën Zhegu?!
Suela fle gjumë dhe shkel ligjin e bashkë me komisioneren Zhegu fjeti gjumë edhe shefja e ONM-së që nuk mori asnjë masë kundrejt komisioneres së korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
Komisionerja Zhegu ka 21 vite pune dhe vitet e punës së saj nuk e mbulojnë dot pasurinë e Zhegut. Konkretisht Zhegu është kallëzuar në SPAK nga Gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Komisioneria Zhegu ka dashur të mbulojë diellin me shoshë, por ka 4 Apartamente, 1 shtëpi që thotë se e ka të trashëguar, 2 automjete dhe pasuri të patundëshme, sipërfaqe toke 1875 m2 në Tiranë, me vlerë 1 875 000 Lekë.
Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Calavera është në dijeni të këtyre fakteve për komisioneren Zhegu por mesa duket duan ta mbulojnë dhe të përfitojnë nga njëra – tjetra. Vettingu në Shqipëri po shkon drejt një katastrofe që po rrënjos akoma më tepër kalbjen e drejtësisë Shqiptare.
Calavera është sërish në dijeni se komisioneria Zhegu ka marrë një kredi për rregullim shtëpie të marrë në vlerën 2 900 0000 Lekë. Kredi e cila është marrë sa për sy e faqe pasi Sula në vetvetë është një bankë e tërë e pasurisë marramendëse që ka krijuar.
Shefja e ONM-së u largua pa dhënë llogari për askënd, madje del e shpif duke e harruar detyrën e saj si monitoruese e drejtësisë.