Deputeti socialist Petro Koçi ka mbërritur në SPAK.
Kujtojmë që prokuroria nisi verifikimet për denoncimet publike të tij, i cili deklaroi se në Fier duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.
Sipas burimeve zyrtare të SPAK pas këtyre deklarimeve janë duke u kryer verifikime për tenderët dhe menaxhimin e financave publike të bashkisë, ndërsa sot do të merret dëshmia e Koçit mbi dijeninë dhe informacionet që ka në lidhje me këtë denoncim që bëri.