“Jam tallur dhe kërcënuar”. Këngëtarja shqiptare tregon vështirësitë që ka kaluar, rrëfen të pathënat

Melinda Ademi është një ndër reperet më në zë të momentit. Së fundmi për emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin, ajo ka treguar si u ndje ne periudhën e moslejimit të koncerteve si pasojë e pandemisë.

“Aspak nuk jam ndje mirë (për bllokimin e koncerteve), por kam pasur një shpresë brenda. Gajret dhe pak sabër, disi rregullohet situata dhe kemi gjetë shyqyr rrugë për të vazhduar tutje duke mbajtë koncerte që më kanë mbushë me shumë energji’ – u shpreh Melinda.

Po ashtu ajo i habiti të gjithë me deklaratën e saj se gjatë karrierës dhe sidomos në fillimet e saj, është përballur me bullizëm dhe me kërcënime.