Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka zhvilluar sot një takim me ministrat e tij, në të cilën ka lajmëruar edhe për dorëheqjen nga posti i kryeministrit.
Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe bëhet e ditur se Conte do t’ja komunikojë këtë vendim edhe Presidentit.
Dorëheqja e Giuseppe Conte vjen në një kohë që ai arriti të fitonte besimin nga të dyja dhomat e Parlamentit, por një aleat i tij u largua nga qeveria.
Mbetet për t’u parë se kush do ta zëvendësojë Conten.