E fundit/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej protestuesve, detyrohet të “braktis” grevën

Banorët e Lumasit prej ditësh ndodhen në grevë urie pasi kërkojnë të mos cënohet uji i burimit të tyre. Prandaj një nga grevistet për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka lënë në mes grevën e urisë.

Ai është dërguar urgjentisht në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Madje edhe 2 ditë më parë i njëjti grevist kishte shfaqur probleme shëndetësore, por pavaresisht pamundësisë fizike, me vullnet të lirë dhe për kauzën e tyre të drejtë vendosi të qëndronte.

Grevisti është i treti që është shoqëruar urgjentisht në spital për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.

Ai ka shfaqur probleme me hipertensionin, tensionin e ulët dhe ritmet e zemrës. Kjo është dita e gjashtë qe nuk konsumojnë ushqim.

Vijon….