Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Spanjë, në pranga dy vëllezër shqiptarë

Policia në Spanjë ka shkatërruar bandën e trafikut dhe prodhimit të drogës, mes tyre edhe dy shqiptarë.

Grupi e kultivonte lëndën narkotike në një zonat e pyllëzuara të rajonit të Prioratit, Tarragona dhe që punësonte qytetarë shqiptarë për t’u kujdesur për të korrat.

Si rezultat i operacionit u arrestua një 50-vjeçar shqiptar së bashku me vëllain e tij 37-vjeçar dhe partneren e tij spanjolle, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije.

Dy vëllezërit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe për kultivim e trafik droge.

Mësohet se gjatë operacionit anti-drogë janë sekuestruar 468 rrënjë kanabis sativa, vetilatorë, kondicionerë që përdoreshin për rritjen e lëndëve narkotike.