E fundit/ Tërmeti godet Greqinë, ku ishte epiqendra

Greqia është lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Prevezë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundja sizmike ishte me epiqendër në det, 7 km në jugperëndim të Prevezës, me thellësi 17 km.

Nga tërmeti mediat në vendin fqinj nuk raportojnë për të lënduar, apo dëme materiale.