E rëndë/ COVID-19 i merr jetën 29-vjeçares që u bë nënë disa ditë më parë

Një 29-vjeçare nga Korça e infektuar me COVID-19  ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pak ditë pas ishte bërë nënë. Burime bëjnë me dije për ABC se e reja ishte shtruar në spital si pasojë e komplikacioneve për shkak të COVID në datë 20 janar teksa ndodhej në ditët e fundit të shtatëzanisë.

Pas tre ditësh ajo ishte dërguar të lindur foshnjën dhe më pas është shtruar për herë të dytë në spitalin COVID, pasi gjendja e saj është rënduar sërish. Prej disa ditësh ajo ishte futur në intubim.

Burime thonë se e reja ka ndërruar jetë nga komplikacioni kardiak, ndërsa mësohet se nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.