E rëndë/ E zuri poshtë një masiv shkëmbi duke punuar, humb jetën 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në guroret e gurit dekorativ në rrethin e Skraparit. Një 47-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një nga firmat që nxjerr gur dekorativ në malin e Tomorrit.

Burimet spitalore nga Spitali i Skraparit bëjnë me dije se mesditën e sotme në malin e Tomorrit në vendin e quajtur “Dëvri” ku ndodhen guroret e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën duke humbur jetën shtetasi Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës .

47-vjeçari Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit. Mësohet se Zeqo ishte duke punuar kur një masiv shkëmbi ka rënë dhe e zënë poshtë teksa punonte.

Megjithëse është nisur menjëherë pas ngjarjes nga punëtorët e tjerë që janë ndodhur pranë tij 47-vjeçari Zeqo nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të shkaktuara nga shkëmbi që ka rënë mbi trupin e tij. 47-vjeçari Alket Zeqo është banor i qytetit të Çorovodës dhe babai i dy fëmijëve.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme,deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat,në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.