Prokurori i Ervin Karanxha sekuestron kompleksin “Ambla Dhërmi” /të vjedhur nga mafiozi Helidon Gjikoka dhe banda e ALUIZNIT-Vlorë

Një njgjarje kriminale e ndodhur në dhërmi, është zbardhur nga Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha, që ka të bëj me  tjetërsimin e pronave në bregde,  dhe pikërsisht në tjetërsimin e Ambla Dhërmi, në këtë rrjet kanë qënë të përfshirë një numër i madh bashpuntorësh të cilët janë marë të pandehur dhe njëkohësisht  janë duke u hetuar dhe në “SPAK” për një seri vjedhjesh të tjera.

Koka e këtij grupi të strukturuar është shtetasi Adiseldo Rrapaj i cili në këtë proçes ka  kryer vepren penale te “Shperdorimit te detyres e kryer ne bashkepunim” te parashikuar nga neni 248-25 te Kodit Penal.

Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha  ka provuar se Shtetasi Helidon Gjikoka, e ka pasur në administrim nëpërmjet qirasë objektet e përfituara sipas Lejes së Ndërtimit Nr. 69, datë 16.12.2010, të K.R.R.T. (të gjitha këto dokumenta pronësore janë në emër të shtetasit Ilir Koka), ky fakt është i provuar  nëpërmjet Kontratës së Qirasë nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018 rezulton se përfaqësuesi Ariton Kasaj ka nënshkruar në emër të Ilir Koka me cilësinë e palës qiradhënëse duke dhënë me qira të gjithë pasurinë e përshkruar më sipër në favor të Helidon Gjikoka.

Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha  ka kreyer verifikime në A.SH.K, Drejtoria Vendore Vlorë ka rezultuar se në rrethana kriminale, e gjitha pasuria që më parë ishte në pronësi të shtetasit Ilir Koka si më sipër , në bazë të lejes përkatëse të ndërtimit, rezulton e regjistruar në emër të palës së kallzuar Helidon Gjikoka, pa pasur më parë një transaksion si shitje, dhurim etj.

Shtetasi Helidon Gjikoka, në mënyrë kriminale është bërë pronarë të këtij kompleksi vërtetuar, me anën e vërtetimit Hipotekor nr. 84, datë 28.01.2019, ku është regjistruar në emër të Helidon Gjikoka pasuria “Kompleks Shërbimi me 12 Objekte”, ndodhur në Gjilekë, Himarë.

Shtetasi Helidon Gjikoka  rezulton se ka përfituar pasurinë e shtetasit Ilia Koka, nëpërmjet Lejes së Legalizimit nr. 211988, datë 20.09.2018. Bazuar në të dhënat e pasqyruara në Genplanin e Lejes së Legalizimit (pjesë e dokumentacionit arkivor të marrë nga A.SH.K. Drejtoria Vendore Vlorë), rezulton se në vitin 2017 Helidon Gjikoka ka paraqitur përpara ish-ALUIZNI-t kërkesën nr.2286, me qëllim legalizimin në emrin e tij të objekteve për të cilat më parë është lëshuar Leje Ndërtimi nga Bashkia Himare në favor të Ilir Koka.

Në këtë praktikë janë konstatuar mbi 20 dokumenta të falsifikuara të kryera nga banda e ALUIZNIT Vlorë dhe e zbardhur në mënyrë të detajuar nga Vezir Gjikoka( djali i Xhaxhait të shtetasit Helidon Gjikoka)  , i cili ka pranuar të bashpunoj me drejtësinë dhe ka treguar hollësi mbi hetimet e kryra nga Prokuroria e Tiranës. Aktualisht Vezir Gjikoka mban postin e juristit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.

Nga ana Prokurorisë së Tiranës me prokuror Ervin Karanxha  është vendosur sekuestro me  kërekesë të shtetasit  Ilir Koka  në pasurinë e tjetërsuar në mënyrë kriminale me dokumenta të falsifikuara

Prokuroria e Tiranës me prokuror Ervin Karanxha ka vendosur sekuestro të  pasurisë së pa luajtshme përfituar me Lejen e legalizimit Nr .211988 datë 20.09.2018,  për objektin kompleks shërbimi , me adresë: Gjilekë Bashkia Himarë , zona kadastrale 1739, Nr.pasurisë 200/301, sip. e parcelës ndërtimore 1353 (njemije e treqindë e pesëdhjetë e tre ), sip. Totale e ndërtimit për banim 451 m2 dhe çdo veprimi tjetër, pasuri për të cilën kanë dalë vërtetimi  hipotekor me nr 84 datë 28.01.2019 .

Sekuestrimi është kryer sipas të dhënave në të pasqyruara në regjistrin hipotekor me nr 84 datë 28.01.2019 e cila ndodhet në në zonën kadastrale 1739 vërtetim i cili është në emër të kriminelit Helidon Gjikoka.