E rëndë/ Futet në lumë për tu larë, mbytet 7 vjeçari në Berat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një 7 vjeçar , është mbytur në ujërat e  lumit këtë të enjte.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Ndërkohë trupi i pajetë i të miturit është gjetur nga policia dhe banorët.

“Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al