E rëndë! Gjendet i mbytur një pushues në plazhin e Tales në Lezhë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Tales në Lezhë ku një person ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjs.

Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.