E rëndë në Roskovec, 56-vjeçari përdhunon 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, e reja 7-muajshe shtatzënë

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Roskovecit, ku një 56-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të re 20-vjeçare, me aftësi të kufizuara, të cilën e ka lënë shtatzënë.

I arrestuar është shtetasi Petrit Arapi, i cili është fqinj me të renë, dhe që kjo e fundit, siç raporton gazetari Ervis Kuçi për “BalkanWeb”, është në muajin e shtatë të shtatzënisë.

“Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.