Janë publikuar të tjera pamje tmerri nga Greqia, e cila po përballet me zjarre tepër të rrezikshme.
Thuajse gjysma e vendit po lufton për shuarjen e tyre dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga zonat më të rrezikuara.
Pamjet e publikuara së fundi nga mediat greke janë si nëpër filma, që tregojnë momentin e largimit të më shumë se 1130 personave nga Liqeni i Evias dhe plazhi Kochili.
Nga videot e ngarkuara në rrjetet sociale tregohet madhësia e katastrofës së krijuar nga zjarri para syve të njerëzve të cilët po largoheshin nga porti i Limni me traget për t’u transportuar në mënyrë të sigurt në portin e Edipsos.
Zjarri në Evia mbetet një ndër vatrat më aktive që ka djegur mijëra hektarë pyje dhe disa shtëpi, duke detyruar shumë banorë, si dhe pushues, të largohen nga vendi për t’i shpëtuar tërbimit të tij.