Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka vrarë veten.
Mediat greke bëjnë me dije se një shqiptar i moshës 35-vjeç, i cili ishte i prekur nga Covid-19, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij.
Dyshohet se 35-vjeçari ka marrë këtë akt ekstrem pasi ndihej keq se ishte ai që kishte çuar virusin në “shtëpi” dhe që ishin infektuar edhe të tjerët.
Mësohet se shqiptari është babai i një vajze të vogël dhe jetonte në fshatin e Dirfion Messapia, Theologos.