Këngëtari i njohur Rudolf Stambolla është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare.
Rudolf Stamboll është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.
Këngëtari që prej vitit 1956 ishte i angazhuar pranë radio “Tiranës”