E vërteta që fshihet pas bursës së ekselencës së Roland Ilias/ Ja si komisioneri abuzoi me taksat e qytetarëve

Kohë më parë i ashtëquajturi komisioner i Vettingut, Roland Ilia ka përfituar një  bursë ekselence nga Ministria e Arsimit për 5 vite për studime në Gjermani. Kushti i vetëm i kësaj burse është që të përfundonte studimet dhe të mbronte doktoraturën në shtetin gjerman. Por si është e vërteta e kësaj çështjeje?

Roland Ilia nuk ka doktoraturë të mbrojtur në Gjermani gjë e cila do të thotë që ky individ ka abuzuar me fondin e ekselencës dhe gjithashtu tregon paftësinë e tij për t’ia dal në një vend të huaj pa mbështetjen që është mësuar të ketë.

Nga viti 2001 deri në 2002 ka kryer studimet master në Universitetin e Kolnit në Gjermani. Ama habia qëndron tek fakti se nuk ka një dokument që e konfirmon këtë dhe madje nuk ka as doktoraturë.

Ky komisioner ka fytyrë të dal dhe të jap vendime për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe pse ka abuzuar me taksat dhe eshte vendosur në post në kundërshtim me atë çfarë thotë ligji.