Për miliona qytetarë të Italisë nis nga e hëna përsëri një bllokim i rreptë. Qeveria e Romës pritet të nisë një plan ambicioz vaksinimi. Kurse nga Majorka vijnë lajme të mira.
Aty mbyllen të gjitha shkollat dhe qendrat ditore si dhe dyqanet. Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi. Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësisht. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente.