E zhytur në llumin e pushtetit/ Komisionerja Suela Zhegu që nuk di të ngopet nga grykësia e sistemit

Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri duke penguar në këtë formë përparimin demokratik dhe drejtësinë. Ndikimi politik dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë ka ndikon shumë në përkeqësimin e gjendjes e sistemit të drejtësisë.

Suela Zhegu akoma qëndron pjesë fundamentale e Vettingut pavaresisht se ka një seri parregullsish në lidhje me punën dhe pasuritë që zotëron.
Komisionerja ka një eksperiencë prej më shumë se 21 vitesh brenda sistemit të drejtësisë. Në qershor të 2017,  Zhegu u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Suela Zhegu madje edhe është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit.

Gjyqtari e akuzoi atë ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Nuk mbetet me kaq, pasi edhe bashkëshorti i saj ka probleme te shumta me drejtësinë. Një fakt aspak i hijshëm për një personalitet që supozohet të pastrojë drejtësinë nga ata që shkelin ligjin.

Zhegu akoma vazhdon të jetë pjesë e KPK pavarësisht korrupsonit, pasurive të pajustfikueshme dhe degradimit të saj profesional.