Një tjetër skandal ka tronditur sistemin e drejtësisë. Vëzhguesi i OMN-së, Theo Jacobs ka kryer vepren penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarit të lartë të drejtësisë.
Gjatë seancës dëgjimore të pranishmit janë ndjerë të fyer dhe të presionuar nga Jacobs i cili ka devijuar nga pozicioni i tij duke marr rolin e një harbuti ordiner.
Qëndrimi paragjykues, fyerjet e shpeshta i ka bërë ata të ndihen nën presion, prandaj duhet medoemos të kryhet një hetim nga ana e SPAK për këtë sjellje joprofesionale.
Jacobs, i cili ka marrë nofkën si tmerri i hetuesëve dhe gjyqtarëve, jo prej intelektit të tij apo “drejtësisë” që e karakterizon por, për shkak të injorancës dhe arrogancës çnjerëzore.
Tentativat për intimidim të bën të arsyetosh dhe të mendosh që sjellja e tij jonormale fsheh pas vetes prapaskena kriminale, prandaj Prokuroria e Posaçme duhet të hap një hetim për të nxjerr në pah të vërtetën dhe për të venë drejtësi.