Prodhuesi më i madh i makinave kineze Geely kohët e fundit po lançon një markë të makinave elektrike premium që synon të rivalizojë Tesla-n.
Kompania kineze, e cila tashmë zotëron Volvo dhe Lotus, njoftoi markën e saj Zeekr për të shqyrtuar kërkesën e Kinës për automjete elektrike.
Marka e krijuar do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga Tesla, Modeli 3 i së cilës ishte modeli më i shitur i automjeteve elektrike në Kinë vitin e kaluar.
Vetëm pak ditë më parë Elon Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të makinave elektrike Tesla, u akuzua nga Kina se makinat e tij përdoren për të spiunuar. Nga ana tjetër, Musk i mohoi kategorikisht akuzat.