Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi është kapur në një “shtëpi bari”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga ka rënë 36-vjeçari Fasli Lesi. Lesi është kapur në Northampton në një shtëpi që ishte kthyer në fermë kanabisi.
Mësohet se 36-vjeçari para autoriteteve ka deklaruar se ishte i detyruar të bënte këtë punë në mënyrë që tu paguante lekët trafikantëve që e kishin ndihmuar që të shkonte në Angli.
“Ju jeni një shtetas shqiptar që jetonit në Greqi. Ju keni hyrë në këtë vend ilegalisht. Ju po kërkoni të siguroni familjen tuaj, në veçanti djalin tuaj i cili nuk është në gjendje të mirë. Ju thanë që të kultivoni kanabisin për të shlyer borxhin prej 10,000 paundësh ndaj trafikantëve”, tha gjykatësja Rebeça Crane gjatë seancës gjyqësore.