Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe Prele Gjoni I janë drejtuar redaksisë së www.infront.al me një ankesë për faktin e mëposhtëm i cili konsiderohet Kriminal.
Nga ana e tyre pretenmdohet se kanë bërë kallzim penal drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për disa funksionar të Agjensia e Trajtimit te Pronave Tirane , shtetasin Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia.
Fakti penal i kallëzuar është se palët i kanë grabitur me dokumenta të falsifikuara një pasuri Prona(Truall&Ndërtesë), ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit të Shkodrës, rreth 1.3km larg qendrës administrative të qytetit, në lagjen Tre Heronjt.
Ata pretendojnë se ju cënohet e drejta e tyre e pronësisë ka veprimtaria kriminale e shtetit.
Kjo pasuri është regjistruar mbi pasurinë e paluajtshme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 , dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2.
Nikolin Kujxhija,Justereza Kujxhija, Marije Kujxhia, Çeçiljana Kujxhia me një hetim të më parshëm të bërë nga prokurorja Arta Marku ju është provuar falsifikimi i përfitimit të kësaj pasurie me vendim penal të formës së prerë, i cili ka kaluar dhe gjithë shkallët e Gjykimit në Shqipëri
Pasuria e më sipërme truall+ndërtesë, me nr 16/274, zona kadastrale 8593, vol.27, fq 73, me sipërfaqe trualli 4000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimore 1241,43m2, ka qënë pasuri e ndërmarjes Rruga Ura në dhe me vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër, trualli me dokumenta të falsifikuara i është dhënë një ish zyrtarit të lartë të shtetit z. Nikolin Kujxhija.
Më pas në 2011, janë privatizuar Godinat e Ndërmarjes ish Gjeologjia, e cila ndodhej mbi truallin e përfituar me vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër.
Nga një gjykim civil i bërë në Gjykatën Shkodër rezulton se vendimin nr 621 datë 04.09.1995 të K.K.K.Pronave Shkodër , nuk ka të bëj fare me pasuritë e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër dhe ndodhet në një tjetër vënd, dhe kjo pasuri i përket trashgimlënësve të shtetasit Paç Marku e vërtetuar me dokumenta ligjor.
I gjith dokumentacioni i përgatitur përprivatizimin e Godinave të Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër, janë përgatitur nga shtetasja Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër(Rruga Ura).
Ky fakt penal është kallzuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe I ka rënë për hetim Prokurorit Ermir Lelçi , i cili është bashkshorti Arrine Vate Zelna e cila ka qënë juriste e Ndërmarjes ish Gjeologjia Shkodër, e cila ka qënë pjesë e falsifikimeve dhe e vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës Shtetërore ,
Arrine Vate Zelna hetuar nga bashkshorti i sajë z.Ermir Lelçi i cili ka dal në konkluzionin se Bashkshortja e tijë nuk ka kryer vepër penale.
Ky veprim është aqsa korruptiv dhe qesharak, njëkohësisht dhe një skandal i cili nuk duhet të ndodh në një shtet demokratik , veprime të tilla skanë ndodhur as në diktaturën 50 vjeçare e të Enver Hoxhës.
Shtetasit Gjon Podja, Ndok Qepuri, Nikolle Smajlaj, Mark Pusi, dhe Prele Gjoni i janë drejtuar me kallzim penal Prokurorisë së Posaçme SPAK për Prokurorin z. Ermir Lelçi, i cili duket qartë se është palë me krimin ,dhe mbron veprimet kriminale të bashkshortes së tijë.
Njëkohësisht ankuesit i janë drejtuar ILD, KPK, ONM për marjen dhe të masave Administrative për këtë Prokuror ku palët e quajnë të Inkriminuar.
Duke qënë se palët nuk janë ndakort me vendimin kriminal të këtij prokurori që heton gruan e tijë i janë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Ditë më parë ju kemi publikuar se si prokurori Lelçi ka hetuar motrën e vetë duke e kthyer prokurorinë Shkodër në pazar të pisët.
Ditët në vijim do tju tregojmë lidhjen kriminale që ka bërë prokurori Lelçi me familjen Kujxhia nëpërmjet vëllait të tijë Lulëzim Lelçi.
Kjo çështje është duke u Gjykuar nga Gjyqtari Tonin Stërkaj