Klodiana Gjyzari me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë është kallzuar penalisht për vepërat penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal, vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e funksionarit të lartë gjyqësor , shkak i kallëzimit është bërë një raport i DSIK i nxjerrë tashmë, për gjyqtarin e hequr tashmë nga vetingu Artur Malaj, i cili sipas DSIK dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me gjyqtaren Klodiana Gjyzari .
Kallzimi është bërë nga shtetasja A.Ç me banim në qytetin e Lushnjes e cila akuzon se ka dëgjuar në media të ndryshme se shtetasja Klodiana Gjyzari me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Vlorë është e korruptuar dhe për këtë fakt ka depozituar në SPAk kallzim penal për vepërat penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal.
Kallzimi është bërë nga shtetasja A.Ç me vijon duke treguar rrethanat e faktit penal si më poshtë:
Unë jam interesuar për personalitetin e kësaj gjyqtareje e cila nga informacionet që unë kam marë kjo gjyqtare është e inkriminuar dhe e faktuar, kjo me vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artur Malaj, ku gjat shqyrtimit te provave ka rezultuar se ky i fundit është përfshirë në korrupsion me gjyqtaren Klodiana Gjyzari , dhe prova kryesore wshtw raportit të DSIK ku provohet dhe Implikimi i gjyqtares Gjyzari, Në raport thuhet se gjyqtari Artur Malaj dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me gjyqtaren Klodiana Gjyzari. “Artur Malaj, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, dyshohet për bashkëpunim në përfitime të paligjshme me znj. Klodiana Gjyzari, gjyqtare pranë kësaj gjykate. Zonja në fjalë ka marrë me short çështjen civile… Dyshohet të ketë zvarritur gjykimin. Gjyqtarja Klodiana Gjyzari, në dhënien e vendimit civil me nr. 1513, datë 23.09.2005 në bashkëpunim dhe në interes të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë Artur Malaj, jep…një pronësi me parashkrim fitues një pronë publike, në një qytet të Vlorës. Sipas informacioneve rezulton se shtëpia objekt i vendimit civil gjyqësor është ndërtuar pa leje ndërtimi në vitet 1995-1996 nga babai i z. Artur Malaj. Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka përdorur pozitën e tij me qëllim përfitimin e një prone (truall, pronë shtetërore) në qytetin e Vlorës”, vijon raporti. Për këtë fakt Kriminal të mara djeni nga media të ndryshme unë shtetasja A.Ç kam bërë këtë kallzim penal drejtuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi fakti i mësipërm i provuar është vepër penale sipas parashikimeve të nenit 319/ç të Kodit Penal.
foto