Shkëlqim Gani kallzon krimin e kryer nga prokurori Petref Asllanit , gjykata e mbulon dhe vepron me dy standarte.

Gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllanit i është bërë kallzim nga ana e ILDKPKI-së. Dhe pikërisht nga drejtuesi i sajë Shkëlqim Gani
Gjyqtarit Qani Hasa dhe prokurorit Petref Asllanit janë kallzuar si më poshtë :
Nga kontrolli i plotë i deklaratave të pasurisë të subjekteve Qani Hasa, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Petref Asllani, me funksion Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Elbasan ka rezultuar se:
– Subjekti Qani Hasa në bashkëpunim me subjektin Petref Asllani kanë hartuar kontrata fiktive e të falsifikuara me qëllim përfitimin e një kredie me kushte lehtësuese nga Enti Kombëtar i Banesave;
– Të dy subjektet kanë fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive në deklaratat e tyre të interesave private;
– Subjekti Qani Hasa, pas proces-verbalit të pyetjes në ILDKPKI i ka ofruar para Inspektorëve të çështjes me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara gjatë kontrollit të plotë.
Për sa më sipër, Inspektori i Përgjithshëm ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve Qani Hasa dhe Petref Asllani për veprat penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare në bashkëpunim, mashtrimit me kredi në bashkëpunim, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurive dhe korrupsionit aktiv parashikuar nga nenet 186 e 25, 146 e 25, 257/a dhe 244 të Kodit Penal.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit Qani Hasa pas akuzave të artikuluara nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë. Ishte ministri i Drejtësisë Nasip Naço i cili në nisje të mbledhjes kërkoi pezullimin e tij.

Me këtë vendim, Hasa nuk ka të drejtë të ushtrojë më funksionin e gjyqtarit deri ne perfundim te hetimeve ndaj tij.

Hasa u pezullua më 8 maj së bashkë me prokurorin Petref Asllani për llogari të hetimeve që kryhen ndaj tyre, nën akuzë se kanë mashtruar me deklarimin e pasurisë nëpërmjet kontratave fiktive të shit-blerjes.
Pë r gjyqtarin Hasa ë shtë vendosur shkarkimi nga detyra pasi ë shtë dë nuar nga Gjykata e Tiranës, por pë r prokurorin Asllani nuk ishte I një jti finish , ky I fundit vijon punën pa I hyr gjëmb në këmb duke mbuluar diellin me shoshë dhe duke mbuluar krimet e kryera prej tijë nëpërmjet gjykatës e cila në rastin konkret ka vepruar me dy standarte , gjyqtarin Hasa e dënon ndërsa pë r prokurorin asllani pushon akuzën.