Facebook i shtyu bllokimin me 2 vjet, reagon ashpër Donald Trump: Kjo është fyerje e madhe…

Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump u ndalua të kishte akses në platformën e Facebook dhe Instagram, pas sulmit të 6 janarit në Kapitol.

Trump u akuzua si nxitës dhune dhe person që mund të dëmtonte publikun me postimet e tij në rrjete sociale, ndërkohë sot kompania facebook ka marrë vendimin të shtyjë edhe për dy vjet bllokimin e Donald Trump nga këto dy rrjete sociale, duke qenë se në Twitter ai është i bllokuar prej kohësh.

Lidhur me këtë Trump ka reaguar ashpër duke thënë se vendimi është një fyerje ndaj atyre miliona qytetarëve që e votuan.

Kompania e Zuckerberg njoftoi se Trump do të jetë i bllokuar deri në vitin 2023.