Policia e Tiranës ka nisur hetimin për një 59-vjeçari, specialist i administrimit dhe mbrojtjes së tokës, pasi akuzohet se ka tjetëruar pronën.
Bëhet me dije se kan nisur hetimi për shtetasi E. P., 59 vjeç, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka buqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.
Gjithashtu është hetimi ka nisur edhe për një 33-vjeçare, shtetësja M. B., pasi nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.
“Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E. P., 59 vjeç, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa prona (toka buqësore) në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.
Më datë 26.05.2021, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. B., 33 vjeçe, sepse nëpërmjet subjektit të saj duke falsifikuar dokumentacion dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës, u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.