Fenomeni “Hamitaj” dhe garancitë procedurale në reformën në drejtësi

Për çdo ditë flitet për sukseset e Reformës në Drejtësi dhe standardet e saj,në të njëjtën kohë konstatohen fakte të reja që vënë në dyshim, integritetin moral dhe profesional të komisionerevë.

Në drejtim të Tirananews.al ka ardhur një letër nga Shoqata “Drejtësi dhe drejtësi” ku denoncohet një tjetër rast konflikti interesi nga një prej komisionerëve në KPK, prej të cilëve  kërkohet të bëhet një vlerësim i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Nje prej tyre eshte dhe komisioneri Lulzim Hamitaj,i cili është jo pak i përfolur për të dhënat e tij personale apo vendimmarrjen si antar i KPK. Niveli profesional i komisionerit Lulzim Hamitaj,vihet në pikpyetje të madhe,si dhe përzgjedhjes së tij si komisioner,si dhe fakti që ai është në konflikt interesi,me një pjesë jo të vogël të subjekteve të rivlersimit. Lulzim Hamitaj,ka konkuruar në Shkollën e Magjsitraturës për prokuror në vitin 2015, por nuk ka fitua”, thuhet në letër. Por këmbëngulja ka qenë e madhe nga ana e Hamitaj. I bindur në aftësitë e tij profesionale,por dhe këmbëngules, Hamitaj ka provuar dhe kakonkurruar përsëri në Shkollën e Magjistraturës dhe në vitin 2016, por edhe këtë here ai nuk i ka mbushur mendjen komisionit të vlerësimit,pedagogëve të kësaj shkolle, se ai kishte afësitë e pranueshme për te vazhduar shkollën e Magjistraturës, për prokuror apo për gjyqtar”, thuhet në denoncim.

Ata të cilët kishin vendosur që Lulzim Hamitaj,nuk i plotësonre kriteret për të vazhduar shkollën e Magjistratures,nuk e kishin menduar dhe parashikuar se një do të vlerësoheshin në punën e tyre prej tij.

“Pedagogët dhe profesorët e Shkollës së Magjistraturës,jane sipas ligjit subjekt të rivlersimit, si gjyqtarët dhe prokurorët.

Ata veç të tjerave do të rivlerësohen dhe në kriterin e anës profesionale, ku sipas komisionereve,(ku bën pjesë dhe Lulzim Hamitaj),ku ata dhe mund të kenë probleme.

“Ndoshta komisioneri Lulzim Hamitaj,bazuar në aftësitë e tij profesionale,mund të vlerësojë se është në konflikt interesi dhe të mos merret me këta subjekte, të cilët mund të kenë fatin të gjykohen nga komisionerët e tjerë dhe në këto kushte,gjithmone sipas ligjit,të jenë” objektiv dhe sigurisht pa asnjë ndikim. Në këto kushte ata kane një mundësi, për t’iu shmangur përballjes profesionale me komisionerin që vjen i shkolluar nga Italia. Gjithashtu, persona të tjerë, komisionerët Roland Ilia & Valbona Sanxhaktari, që kanë konkuruar në Shkollën e Magjistraturës kanë patur të njëjtin “Fat” me komisionerin Lulzim Hamitaj. / tirananews.al