Raportet monitoruese të partnerëve ndërkombëtarë dhe strukturave të tyre përfaqësuese, organizatave ndërkombëtare dhe atyre lokale, si dhe sondazhet e kryera, nxjerrin nivelin e besueshmërisë së qytetarëve te sistemi i drejtësisë në vlerat më të ulta, me një trend përkeqësues, duke konstatuar si dukuri serioze negative një shtrirje endemike të fenomenit të korrupsionit.
Edhe komisionerja Suela Zhegu është pjesë e aferrave korruptive dhe të pamoralshme. Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi, dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në Tiranë. Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronësi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.
Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.
Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.
Lufta kundër këtyre fenomeneve në sistemin e drejtësisë përbën sfidën thelbësore për konsolidimin e barazisë së qytetarëve para ligjit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që sot është mbizotëruese.