Varianti britanik i koronavirusit, është përhapur me ritme të shpejta edhe në Poloni.
Ministri i Shëndetësisë në Poloni, Adam Niedzielski në një konferencë për shtyp tha se në fillimit janar varianti britanik ishte rreth 5%, ndërsa në 21 ditët e fundit ka shënuar një rritje në thuajse 25%.
Niedzielski gjithashtu paralajmëroi se javën e ardhshme pritet që numri i rasteve ditore të rritet , ndërsa bëri apel që qytetarët të respektojnë masat e vendosura.