Moderatorja e njohur Rudina Magjistari festoon sot 46-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të shënuar, moderatorja ka ndarë me ndjekësit një foto të sajën kur ka qenë vetëm 4-vjeçe.Duhet thënë se asgjë nuk ka ndryshuar, pasi buzëqeshja dhe shkëlqimi i syve mbetet po i njëjti edhe pas shumë vitesh.
“Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4-vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Happy Birthday të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot!”
Ka shkruar ajo krah fotografisë së rrallë.